Deklarata e ish presidentit kroat, Stipe Mesiq se “shpreson që miku i tij, Ramush Haradinaj të lirohet sa më shpejt”, ka zgjuar reagim të shumta në Serbi.
Mediat në shtetin fqinj janë marrë dhe po merren intensivisht me këtë deklaratë të Mesiqit, duke e cilësuar si provokim për Serbinë.
Duke nisur nga agjencia shtetërore serbe, Tanjug, pastaj televizioni RTS, B92, gazetat Blic, Kurir…, etj, e kanë lajm kryesor deklaratën e Mesiqit në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Mesiq ka thënë sot në selinë e AAK-së në Prishtinë se Kroacia me vëmendje po përcjellë zhvillimet pas arrestimit të Haradinajt.
“Gjithashtu jam i njohur rreth të gjitha detajeve pas arrestimit të mikut tim, Ramush Haradinaj, për të cilin shpresoj që shumë shpejt të jetë në liri”, ka thënë Mesiq.
Gjykata e Apelit në qytetin francez, Colmar, të enjten më 2 mars do të njoftojë në një seancë publike për vendimin lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person