Zv/ministri i Bujqësisë, Vezir Januzi me ftesë të homologut të tij të Kroacisë Tomislav Tolushiq ka marrë pjesë në panairin e 22 viroexpo që po mbahet në Viroviticë të Kroacisë.
Me këtë rast Januzi, kishte edhe takime zyrtare të nivelit të lartë shtetëror dhe shumë të rëndësishme për sektorin agrorural të Kosovës.
Ai gjatë takimit me Tolushiq diskutoi për mundësinë e zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në nivel shtetëror dhe të komunitetit të biznesit agrorurual, shkëmbimin e infomacioneve, përvojave si dhe plasimin e produkteve bujqësore dhe agroushqimore në tregjet e vendeve respektive.
Po ashtu Januzi kishte edhe takime tjera të nivelit shtetëror me komunitetin e agrobiznesit dhe pjesëmarrësit në këtë panair me ç’rast u diskutua dhe u morën informacione për sektorin bujqësor të Kosovës, për politikat dhe dokumentet strategjike dhe legjislacionin, si dhe për mundësitë e investimit e bashkëpunimit.
Januzi falënderoj për mundësinë që ju dha Kosovës për pjesëmarrje në këtë panair dhe për takimet zyrtare, dhe shkurtazi i njoftoj ata me politikat zhvillimore dhe mbështetjen financiare që Qeveria e Kosovës e jep për bujqësinë si prioritet shtetëror.
Pala kroate por edhe pjesëmarrës tjerë shprehin interesim për tregun e Kosovës dhe produktet e Kosovës pas heqjes së barrierave nga MSA. Po ashtu kishte diskutime edhe për kushtet agroklimatike, metodat e punimit të tokës, mekanizmin bujqësor, përdorimit të im puteve cilësore, ujitjen, aftësinë konkurruese, marketingun e produkteve bujqësore etj.
Në kuadër të kësaj vizite ministri Januzi do të ketë edhe takime dhe angazhime tjera me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit, mundësive investimeve dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...