Në ditën e shtatë të protestës, kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha prezantoi sonte një grup artistësh, të cilët i janë bashkuar protestës së opozitës në çadrën e ngritur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombimit”, përpara Kryeministrisë, mes të cilëve tenori Agim Hushi dhe Edmond Zhulali.
Në fjalën e tij, Basha tha se kryeministri Edi Rama ka braktisur artisët dhe përkrah kriminelët.
‘Fuqia jonë janë këta njerëz, më të mirët e qytetarëve shqiptarë ndërsa fuqia e Edi Ramës, janë kriminelët e trafikantët”, tha Basha.
Ai tha se kjo republikë po jep shpirt dhe shpirt do të japë ndërsa ngrihet shpresa e re e shqiptarëve.
Ndërsa duke iu referuar vendimit të sotëm të KQZ-së për Armando Prengën, Basha tha se Ramës nuk i mjaftojnë provat për ta larguar, por nuk do asnjë provë për të përbuzur intelektualët.
Ai tha se nga ky shesh po nis një republikë e re më e madhe se të gjitha. “Bashkë nga ky shesh po i japim jetë dhe frymë, po i japim jetë një republike të re, që është më e madhe se Lulzim Basha”, tha ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...