Sipas ish mesfushorit të Liverpoolit, Didi Hamman, kosovari Granit Xhaka ka qenë një zhgënjim i madh në Arsenal.
Xhaka iu bashkua Arsenalit verën e kaluar nga skuadra në Bundesliga, Borussia Monchengladbach, për një tarifë prej 35 milionë funtash, transmeton portali arbresh.info. Por, reprezentuesi i Zvicrës me vështirësi e ka mbajtur pozitën startuese këtë sezon, duke qenë pjesë e skuadrës së trajnerit Arsene Wenger vetëm 16 herë.
24-vjeçari ka munguar gjithashtu në shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet pas ndëshkimit me pesë kartonë të verdhë dhe dy kartonë të kuq.
“Ai ka qenë një zhgënjim madhështor. Ai kryen ndërhyrje të palejuara dhe ndëshkohet, ai iu dhuron të tjerëve gjuajte të lira pa pasur nevojë dhe më pas suspendohet”, tha fillimisht Hamann.
“Xhaka është një lojtar i aftë dhe shpresojmë që ta shohim këtë gjatë viteve të ardhshme, por deri tani ai nuk ka përmbushur as atë që është pritur nga ai. Ai ka shkaktuar më shumë dëme sesa të mira këtë sezon”
“Këta lojtarë të Arsenalit marrin vendime të këqija në kohët më të këqija, prandaj ata janë larg nga skuadrat më të mira në Evropë”, përfundoi ish mesfushori gjerman./arbresh.info
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...