Basha nga ‘Çadra e Lirisë’: Rama braktisi artistët, mbron kriminelët

19:16 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka folur edhe një herë për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama.

Duke folur nga çadra e vendosur nga opozita prej disa ditësh para kryeministrisë, Basha ka prezantuar disa artistë që i janë bashkuar protestës së PD-së.

Në fjalën e tij përpara protestuesve, lideri i opozitës tha se Rama ka braktisur artistët dhe mbështet kriminelët.

“Kjo republikë që po jep shpirt dhe shpirt do të japë ndërsa ngrihet shpresa e re e shqiptarëve, kjo republikë e turpit me urdhër të Ramës vazhdon të mbajë Armando Prengën deputet. Vazhdon ta mbajë që prej dy vitesh edhe pse është i akuzuar për plagosje me armë.

Vazhdon ta mbajë përkundër faktit që institucionet e drejtësisë kanë thënë që është i ndjekur, por këto nuk i mjaftojnë Ramës. I vetmi i faj i artistëve është se nuk i mbushin xhepat e Ramës me pare dhe hundët e Ramës me drogë. Kjo është diferenca.”, tha Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme