Barcelona thuhet se rivalizon Arsenalin në garën e tyre për të transferuar trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri.
Gjiganti katalunas është duke pasur një sezon të dobët për standardin e tyre, gjë që i ka detyruar ata të mendojnë për zëvendësuesin e Luis Enriques, transmeton portali arbresh.info.
Enrique është kritikuar shumë pas disfatës së thellë në Ligë të Kampionëve kundër Paris Saint Germain me rezultat 4 me 0, dhe Allegri është shfaqur tani si shënjestra kryesore për të zëvendësuar atë në karrigen e nxehtë në ‘Nou Camp’.
Situata menaxheriale e Arsenalit është gjithashtu e pa qartë sepse Arsene Wenger po i afrohet skadimit të kontratës, gjë që do e lejojë atë të largohet nga klubi në ‘Emirates Stadium’ këtë verë.
Wenger ka qenë te gjiganti londinez për 20 vite, por është përballur me një tension në rritje pas dështimit në Premierë Ligë dhe Ligë të Kampionëve./arbresh.info
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg