Po mbahet Konventa e IV-të e Aleancës Kosova e Re (AKR).
Në këtë tubim po marrin pjesë presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, zyrtarë e delegatë të rinj të kësaj partie, shkruan portali Arbresh.info.
Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë e ka përshëndetur Kongresin e katërt të AKR-së përmes një video-lidhjeje ka uruar Behgjet Pacollin. Ai përmes kësaj video ka thënë se nga “një njeri si ti mund të merren vetëm të mirat”.
“Kam menduar se pas zgjedhjeve të fundit ti do të tërhiqeshe nga politika, dhe këtë nuk e kam dashur sepse do të ishte një humbje për Kosovën”, është shprehur Rama.
“Sepse politika për ty nuk është për të pasur vetëm një karrige, por është për t’ju dhënë njerëzve të tu një rrugë të re”.
“Forca dhe kurajo miku im, Kosova ka nevojë për ty”, përfundoi Rama/Arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...