Santi Cazorla ka konfirmuar se do të jetë gjatë gjithë sezonit jashtë fushe pas kryerjes së një procedure tjetër kirurgjike të enjten.
Mesfushori spanjoll i Arsenalit nuk ka luajtur që nga lëndimi në kyç të këmbës gjatë fitores në Ligë të Kampionëve kundër Ludogorets në muajin tetor, transmeton portali arbresh.info.
“Kam kryer një operacion të vogël të enjten për të mbyllur plagën që ishte e hapur”, tha 32-vjeçari.
“Unë kisha një pjesë të transplantuar në kyç të këmbës një muaj më parë sepse lëkura ime në atë pjesë ishte praktikisht e vdekur dhe kjo ishte arsyeja pse plaga nuk është mbyllur kur kam kryer operacionin e parë”
“Gjithçka shkonte mirë derisa unë fillova të bëjë disa stërvitje me biçikletë. Lëkura u hap sërish pastaj”
“Gjëja më e keq rreth kësaj situate është se unë nuk mund të bëjë asgjë. Nuk është një çështje se sa mundohem të punojë në këtë drejtim. Unë thjeshtë kam nevojë që plaga të mbyllet”
“Më duhet të pres për dy javë për të parë nëse lëkura e marrë nga krahu im adaptohet. Ky është shqetësimi më i madh”, shtoi ai.
Kontrata e Cazorlas skadonte në fund të këtij sezoni, por Arsenali vendosi për t’ia vazhduar qëndrimin në klub edhe për 12 muaj pavarësisht problemeve me lëndim./arbresh.info
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve