Google ADS

Ja moti për fundjavë

16:17 | 24 Shkurt 2017
M. A.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në fundjavë do të ketë reshje shiu dhe në disa vende edhe borë.

Ja njoftimi i IHMK-së:

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm , i përcjellur me vranësira të dendura.

Vranësirat gjatë natës dhe nesër do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë, deri sa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme