Deklaratat e Bashës për thyerje xhamash e shpim gomash, rriten masat e sigurisë te Kryeministria

16:16 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Pas deklaratës së sotme të kreu të opozitës Lulzim Bashaa, se kushdo që prek qytetarët situata do tensionohet dhe do të ketë thyerje xhamash dhe shpim gomash, janë shtuar masat e sigurisë përreth Kryeministrisë.

Automjete të policisë dhe FNSH-së janë stacionuar në rrugët përreth Kryeministrisë, ndërsa në rrugë vihen re më shumë forca policie.

“Kushdo që godet qytetarët dhe protestën, do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak. Populli nuk mund të durojë më. Durimit të popullit i ka ardhur fundi, edhe durimit tonë. Boll me akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve, në kurriz të biznesit, por vjen momenti kur nuk do të gjeni vrimë miu për t’u futur, kur zemërata popullore të rritet. Kur ju godasin, mos ktheni faqen tjetër, por goditini me grusht. Për çdo padrejtësi goditini me grusht, koha kur populli trajtohet si dele po merr fund”, tha Basha sot në ditën e shtatë të protestës.

z

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme