Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu ka shkruan në llogarinë e saj në ‘Facebook’, se Komisioni qeveritar për matjen e territorit të Kosovës edhe njëherë e dëshmoi çmendurinë qeveritare, të gatshme për t’i falur pronat Malit të Zi.
“Kryeakademiku dhe vartësit e tij , LE TË DËSHMOJNË QË MALI I ZI NUK PO RRITET NË TERRITOR, në vend të deklaratave tashmë të “sëmuara” se Kosova nuk humb asnjë metër katror”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu në Facebook.
Këtij teksti ajo ia ka bashkangjitur edhe një tekst të një poezie të shkrimtarit Ismail Kadare.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Komisioni qeveritar për matjen e territorit të Kosovës edhe njëherë e dëshmoi çmendurinë qeveritare, të gatshme për t’i falur pronat stërgjyshore, Malit të Zi. Kryeakademiku dhe vartësit e tij , LE TË DËSHMOJNË QË MALI I ZI NUK PO RRITET NË TERRITOR, në vend të deklaratave tashmë të “sëmuara” se Kosova nuk humb asnjë metër katror . Ky është turpi i tyre që nuk ka për t’iu hequr asnjëherë. Kadare në një poezi kur flet për tradhëtinë , shkruan: Qindra vite shkuan:
Ti lëviz si ankth, Dimëron në qiej – por dheu s’të qas , Në kalldrëme shekujsh- troku yt i zi, Mojsi i Golemëve – gjeneral Moj-ZI !
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...