Alketa Vejsiu “ikën” nga TV Klan, Ledioni “e josh” tek Top Channel

15:08 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Dikur ajo qenë prezantuesja më e njohur e Top Albania Radios.

Sot është nga prezantueset më të njohura, lidhur ngushtë me ekranin e televizionit Klan. Por Alketën do ta shohim një natë në Top Channel.

Natën e transmetimit temë Çmimeve Oscar, që do të prezantohet nga Ledion Liço.

Alketa do të jetë e pranishme si pjesë e një paneli, për të komentuar ceremoninë më të rëndësishme kinematografike të vitit.

Në një koment në faqen e instagramit të Ledionit Alketa ka shkruar: është një nga të paktat gjëra që më bën të sakrifikoj gjumin. Po nisa një film që vlen mund të shoh dy, tre edhe katër rresht derisa të zbardhë dita. Kështu që një natë pa gjumë në Top Channel ka më shumë kuptim. Do jem aty për të komentuar në një panel interesant, nën drejtim in e Ledion Liços, që më bëri të shoh pjesën më të madhe të filmave më të mirë të kandiduar.

Tani kuriozitetit të Oscarve iu shtua dhe një tjetër. Sepse një qarkullim i tillë figurash nga Klani në Top nuk ndodh përditë ose më saktë përnatë./TiranaPost/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme