Rumana Ahmed, muslimane nga Bangladeshi e cila nga viti 2011 ka punuar në Shtëpinë e Bardhë në pozita të ndryshme, dha dorëheqje pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për ndalesën e hyrjes së emigrantëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, raporton Anadolu Agency (AA).
Ahmed në tekstin e gjerë për revistën “Atlantic” ka përshkruar përvojën të cilën e përjetoi në Shtëpinë e Bardhë, por edhe arsyen për të cilën dha dorëheqje.
“Pasi Trump mori vendim për ndalesën e hyrjes së emigrantëve nga shtatë vende me shumicë të popullatës myslimane, e dija se më nuk mund të punojë për administratën e cila mua dhe njerëzit sikur unë i sheh si kërcënim”, shkroi Ahmed, duke shtuar se më 28 janar braktisi vendin e punës në Shtëpinë e Bardhë. Ajo shtoi se familja e saj në vitin 1978 u shpërngul në SHBA, duke theksuar se nga mosha 12 vjeçare mban shaminë në kokë. Sipas saj, SHBA është vend i emigrantëve, duke akuzuar administratën e re për vendimet kundërthënëse që shkaktuan polemika të ashpra.
Ahmed nga viti 2011 ka qenë e angazhuar në pozita të shumta në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa në vitin 2014 mori detyrën në Këshillin për siguri nacionale, ndërsa në administratën e kaluar luajti rol të rëndësishëm në sferën e forcimit të marrëdhënieve me komunitetin e myslimanëve amerikanë.
Në tekstin e dorëheqjes shkroi se atmosfera në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të Barack Obamës ka qenë shumë e këndshme. “Atmosfera në Shtëpinë e Bardhë është si pas sulmeve të 11 shtatorit. Më e keqja nga gjitha është se amerikanët që marrin vendim përhapin këtë frikë dhe urrejtje”, shkroi Ahmed.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...