Ministri në Qeverinë e Hungarisë, Lazar Janos, në një konferencë për mediat të mbajtur në Budapest, deklaroi se qeveria e vendit ka sjellë vendim për ngritjen e një gardhi të ri përgjatë kufirit me Serbinë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Qeveria hungareze ka vendosur për të ndërtuar një gardh të ri prapa atij ekzistues në kufirin me Serbinë”, tha Janosh, për të shtuar se në këtë mënyrë bëhet forcimi i mbrojtjes së kufirit, por edhe siguria e qytetarëve të Hungarisë.
Ai tha më tej se do të vendosen pika kontrolli të reja në kufi, të cilat do të shërbejnë për trajtimin e azilkërkuesve të cilët do të presin përgjigje për procedurën e marrjes së azilit. “Refugjatët nuk do të mund të shëtisin lirshëm në shtet”, tha Janos.
Për gardhin e ri të sigurisë, i cili do të ndërtohet përgjatë 175 kilometrave të kufirit Hungari –Herbi, autoritetet hungareze kanë ndarë 38 miliardë forinta, rreth 123.5 milionë euro
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...