Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave, R.Th., R.S., A.M dhe D.B., të gjithë nga Prizreni, pasi që së bashku kanë kryer veprën penale të grabitjes .
Sipas aktakuzës të pandehurit më datën 6 tetor të vitit 2016, në orët e vona të natës në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, duke vepruar si grup i armatosur duke përdorur forcën kanë përvetësuar pasurinë e paluajtshme të viktimës D.H., të cilin e kanë detyruar nën kërcënim si dhe duke përdorur dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij që të hap kasafortën dhe nga e njëjta kanë marrë para në vlerë prej 18 mijë euro, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive të arit në vlerë prej 40 mijë euro duke u larguar nga shtëpia.
Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale të grabitjes.
SHBA, votohet një marrëveshje buxhetore, shmanget mbyllja e ...
Komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes të shtuar në h...
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024...
Vdes një fëmijë 1-vjeçar në QKUK, ShSKUK-ja del me sqarim
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Manchester City mposhtet nga Aston Villa