Google ADS

Gjysma e gjermanëve kundër lehtësimit të borxheve për Greqinë

10:48 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Rreth gjysma e gjermanëve janë kundër lehtësimit të borxheve të Greqisë, ndërsa tre në 10 persona do që vendi i zhytur në borxhe të largohet nga euro-zona.

Sondazhi i INSA për gazetën Bild tregon se 46.4 për qind e atyre që jetojnë në Gjermani, lideri i  Evropës, mendojnë se lehtësimi i borxhit të Greqisë do të ishte e padrejtë për shtetet e tjera të eurozonës, transmeton portali arbresh.info.

Kjo krahasuar me rreth një të pestën (18,4 për qind) që nuk e ndajnë këtë pikëpamje dhe 9.1 për qind të cilët thanë se nuk u intereson.

Athina dhe kreditorët e saj – shtetet anëtare të eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – ranë dakord të hënën për të rifilluar bisedimet mbi një rishikim të ngecur prej kohësh për shpëtimin e Greqisë, por vetëm pasi Greqia ka pranuar shqyrtimin e reformave të saj për vitin 2019 e tutje.

Gjermania që është duke u përgatitur për zgjedhje më 24 shtator, është kundër lehtësimit të borxheve për Greqinë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme