Partia kryesore opozitare në Shqipëri dje ka paralajmëruar se do ta bojkotojë punën e Kuvendit të Shqipërisë, në përpjekjet për ta përmbysur kryeministrin socialist, Edi Rama, para zgjedhjeve të përgjithshme në qershor.
Lideri i Partisë Demokratike opozitare të qendrës së djathtë, Lulzim Basha, tha se do të kthehej në Kuvend vetëm për të votuar për një qeveri teknike, e cila “do të organizonte zgjedhje të lira dhe korrekte”.
Qindra protestues janë vendosur në një tendë para zyrave qeveritare në Tiranë, prej të shtunës së kaluar.
Bojkoti i Kuvendit të Shqipërisë do ta shkatërronte implementimin e reformës gjyqësore, që është kërkuar para se Shqipëria, më vonë këtë vit, t’i filloj negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton agjencia AFP nga Tirana.
Kryeministri Edi Rama pat propozuar që opozita t’i dërgoj ligjvënësit vetëm për të siguruar miratimin e masave të ndërlidhura me reformën gjyqësore, derisa protesta vazhdon.
Por, Lulzim Basha, i cili e ka akuzuar qeverinë Rama për thellimin e varfërisë dhe korrupsionit në Shqipëri, e ka hedhur poshtë propozimin, duke u thënë mbështetësve se “për kërkesat tona nuk ka negociata”.
Mbi gjysmë milion gjoba të shqiptuara nga policia, qytetarët...
“Ti dua sytë që më shikojnë…”- Arioni ulet në gjunjë dhe i s...
Mickoski: Nuk kam informacion për rritjen e çmimit të energj...
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...