Ankand për të ngrënë një drekë me ish- kryeministrin e Italisë Silvio Berlusconi

00:46 | 24 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Ish- kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi ka nxjerrë në ankand, në internet, një drekë të ardhurat e së cilës do t’i shkojnë të prekurve nga tërmetet e fundit që kanë prekur qendrën e Italisë.

“Fitoni mundësinë e rrallë për të pasur një drekë biznesi me Silvio Berlusconi. I njohur për gjanialitetin e tij në komunikim dhe si politikan popullor, ai është një nga kolonat e shoqërisë dhe politikës italiane”, thuhet në këtë faqe interneti.

Shkruhet se dreka do të zhvillohet në Milano, në funksion të axhendës së ish-shefit të qeverisë italiane dhe se fituesi i ankandit nuk mund të marrë me vete më shumë se dy persona.

“Të dashur miq, kam vendosur të jepem hua në këtë ankand sepse besoj që secili prej jush duhet të bëjë maksimumin për të ndihmuar bashkëqytetarët në vështirësi”- shkruan Silvio Berlusconi në faqen e tij ne “Facebook”.

“Shpresoj që kjo shitje në ankand do të arrijë një vlerë shumë të lartë, shuma do t’i jepet Kryqit të Kuq”, shkruan “Il Cavaliere”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme