Flini më shumë se 9 orë në ditë? Kujdes, mund të prekeni nga kjo sëmundje

00:41 | 24 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Të fjeturit më shumë se 9 orë gjumë mund të jetë një tregues i hershëm i sëmundjes së Alzheimer.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ata që shpenzojnë orë të gjata në shtrat kanë dyfish më shumë gjasa për t’u prekur nga dementia, përgjatë 10 viteve të ardhshme.

Ndryshimi i regjimit të gjumit, sipas ekspertëve është tregues se Alzheimer është shfaqur në tru, në atë pjesë që kontrollon zgjimin, e cila për pasojë dëmtohet.

Shkencëtarët gjetën gjithashtu se ata që flinin 9 orë ose më shumë, kishin volum të vogël të trurit, i duhej më shumë kohë për të procesuar informacionin dhe tregonin shenja të humbjes së kujtesës.

Në këtë punë kërkimore u morën në studim më shumë se 2400 persona, të cilët u ndoqën përgjatë 10 viteve, duke çuar kështu në zbulimin e të dhënave të reja në lidhje me dementian.

Autori i këtij studimi, Matthew Pase, nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Bostonit tha se matja e kohës së gjumit, mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të ndihmuar në parashikimin e rrezikut të një personi për prekjen nga dementia, brenda 10 viteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme