Trupat e 130 luftëtarëve të ekzekutuar nga rivalët xhihadistë, u gjetën në varrezë masive në veriperëndim të Sirisë.
Kjo gjetje u bë një javë pas përleshjeve në provincën Idlib në mes të xhihadistëve Jund al-Aqsa dhe Al-Qaedas.
Së paku 131 trupa janë gjetur në varreza masive afër qytetit Khan Sheikun, tha Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Javën e kaluar, trupat e 41 luftëtarëve rebelë u gjetën afër vendit të njejtë.
Rami Abdel Rahman nga Mbikëqyrja për të Drejtat e Njeriut, tha se Jund al-Aqsa ka ndalur luftëtarët dhe i ka ekzekutuar. Një burim nga mbrojtja civile po ashtu raportoi se 128 trupa ishin nxjerrë nga dy varreza masive brenda disa barakave ushtarake që ishin të kontrolluara nga Jund al-Aqsa.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...