Google ADS

Si do të jetë jeta në planetët e sapo zbuluar

23:42 | 23 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Agjencia hapësinore NASA, ka lëshuar postera reklamues mbi jetën e “re” në sistemin e sapo zbuluar planetar.

Një sistem i ri diellor i përbërë nga shtatë planetë, shumë të ngjashëm me tokën u zbulua së fundi. Hulumuntuesit që punojnë pranë agjencisë thanë se kishin gjeturn “Grailin e shenjtë”.

Të paktën tre prej planetëve mund të popullohen dhe ato janë vetëm rreth 39 vite dritë larg. NASA ka nisur të publikojë postere reklamuese për planetët e rinj. Nuk do të jetë e shpejtë arritja në këto planetë, dhe do të duhen të paktën 200 mijë vjet për të arritur, por paraqitja e shkurtër e asaj se si mund të jetë nëse jetohet tek “Tokat” e reja të zbuluara, duket mahnitëse.

“Rreth 40 vite-dritë nga Toka, një planet i quajtur Trappist-1e ofron një pamje që ‘ndalon zemrën’: objekte të shkëlqyera në një qiell të kuq, versione të mëdha dhe të vogla të hënës tonë. Ato janë një tjetër tokë, planetët e mesme në një sistem planetar spektakolar jashtë sistemit tonë diellor. Këto shtatë botë shkëmbore grumbullohen rreth yllit të tyre, i kuq, si një familje rreth zjarrit në një kamp”, shkruan NASA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme