Djegia e atij që simbolizonte murin e propozuar nga Donald Trumpi në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, i dha nismë karnavaleve në qytetin meksikan të Verakruzit.
Autoritetet lokale e vendosën murin simbolik në sheshin kryesor të qytetit dhe gjatë mbrëmjes i vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj planit të shumëdiskutuar të udhëheqësit të ri amerikan.
Karnavalet e Verakruzit konsiderohen si më gazmoret në botë dhe joshin mijëra njerëz në qytetin port.
“Po rebelohemi kundër Shteteve të Bashkuara. Po i themi ‘po, ne mundemi’. Pasi Meksika është më e mirë se Shtetet e Bashkuara”, tha Luz Gutierres, banor.
Përveç djegies së murit u vu në skenë një parodi, ku protagonist ishte sërish Trump. Aktorë që imituan atë dhe zonjën e parë Melania ishin të veshur me kostume tradicionale të rajonit.
Muri i propozuar nga numri një i Uashingtonit për të penguar emigracionin nga Meksika mund të kushtojë mbi 21 miliardë dollarë, e për realizmin e tij do të duheshin 3 vite, sipas një raporti amerikan.
Meksikanët e pritën me protesta vizitën e Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, dhe Sekretarit për Sigurinë e Brendshme, John Kelly.
Siguria kufitare ishte në fokus të vizitës së tyre, por zyrtarët meksikanë ua thanë qartë dhe hapur se nuk janë dakord me planet. Ministri i Jashtëm meksikan, Luis Videgaray u shpeh i irrituar për politikat e Donald Trumpit kundrejt fqinjit jugor, edhe pse të dërguarit amerikanë e grantuan se nuk do të ketë deportime masive.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...