Basha shkel rregullat, gazetari Blendi Fevziu kërkon të mbyllet emisioni

22:50 | 23 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës. Teksa gazetari Blendi Fevziu ishte duke intervistuar liderin e opozitës Lulëzim Basha, ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e një qytetari.

Basha e ka ftuar qytetarin Leonard Lika nga Mati dhe i ka kërkuar atij ta thotë në mes të emisionit problemin tij personale, kjo pa miratimin e gazetarit.

Por gazetari Blendi Fevziu e ka kundështuar këtë duke e quajtur jo normale. Fevziu e ka kundërshtuar këtë ndërhyrje duke thënë se ky nuk është miting dhe ai nuk mund ta lejoj këtë në emisionin  e tij. Më tej Fevziu ka thënë se kjo nuk do të ndodh dhe ai do të mbyll emisionin.

“Këtu nuk të lejoj, kjo nuk është korrekte. Zotërinë do e marr unë në emisioni, dhe këtë nuk e lejoj, do të mbyll emisionin. Zoti Basha ju për përefritoni nga media, po shpërdoroni median. Zoti Basha ky është shpërdorim”, i ka thënë Blendi Fevziu kreu të PDsë Lulzim Basha./opinion.al

DEBATI

Basha: Leonardo hajde këtu!

Fevziu: Jo këtë s’e lejoj.

Basha: Të lutem më lejo.

Fevziu: Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj

Basha: Por dy minuta ore sa të thotë diçka

Fevziu: “Nuk mund të bëj miting në një emision television. Ky është shpërdorim i medias.”

Basha: Qytetarë do jeni pjesë e përmbysjes popullore!

Fevziu: Unë nuk erdha të bëj miting në studion e emisionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme