Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker u shpreh kundër rikthimit të një vije kufitare mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, si pasojë e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
“Komisioni Evropian dhe qeveria irlandeze po punojnë mjaft ngushtë së bashku gjatë negociatave për Brexin. Ne nuk dëshirojmë kufij mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës”, pohoi kreu i ekzekutivit evropian gjatë një konference shtypi në Bruksel me kryeministrin irlandez, Enda Kenny.
Ai gjithashtu ka shtuar se nuk është më koha që shtetet të veprojnë së bashku me të njëjtën shpejtësi, duke thënë se disa qeveri dëshirojnë të thellojnë sovranitetin e përbashkët me shpresën se do të bëjnë një BE më efektive, ndërsa disa të tjerë mbështesin Brexitin dhe ngritjen e partive nacionaliste, transmeton arbresh.info.
“A nuk të jetë se ata që duan të shkojnë përpara më shpejt mund ta bëjë këtë pa mërzit të tjerët, duke vendosur një kuadër më të strukturuar i cili është i hapur për të gjithë”, tha Juncker.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...