Google ADS

Kryeministri Mustafa: Kalimi i demarkacionit i heqë vizat (Video)

21:20 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kosova nuk ka humbur asnjë metër katrorë me demarkacionin me Malin e Zi, dhe si e tillë kjo marrëveshje duhet ratifikuar shpejt në Kuvendin e Kosovës.
Këtë bindje e ka shprehur i pari i ekzekutivit Isa Mustafa, i cili ka siguruar gjithashtu se ratifikimi i demarkacionit do heq regjimin e vizave për kosovarët.

Mustafa ka thënë se çdo deputet që mendon me arsye, do e votojë demarkacionin, ndërsa për bashkëpartiakët e tij që po e vazhdojnë kundërshtimin, Mustafa ka thënë se nuk do u jepet më mundësia që të kërkojnë votën e qytetarëve.

Kryeministri ka thënë se nuk është e drejtë mbajtja peng e qytetarëve për viza, ngase para ambasadave, presin qytetarët dhe jo opozitarët./GazetaTribuna

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme