Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u prit nga protestuesit pro-palestinezë me posterë që e përshkruanin atë si Adolf Hitler, gjatë vizitës së tij zyrtare shtetërore në Australi.
Rreth 650 demonstrues pro-palestinezë u mblodhën në Sydney të enjten për të protestuar kundër vizitës, ndërsa disa nga ata mbanin posterë të Netanjahu me mustaqe si të Hitlerit dhe e etiketonin ‘fashist’, transmeton arbresh.info.
Të tjerë në turmë mbanin pankarta duke e quajtur Netanyahun “kriminel lufte” dhe “terrorist” dhe i kishin kritikuar ashpër lidhje e forta të qeverisë Australiane me Izraelin.
Policia i ndaloi protestuesit para se të mbërrinin në hotelin e Netanyahu në qendër të Sydney.
Udhëtimi katër ditor i Netanyahut filloi të mërkurën, kur ai mbërriti në Australi ku u prit ngrohtë nga kryeministri, Malcolm Turnbull, i cili përgëzoi marrëdhëniet mes dy vendeve./Arbresh.info
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...