Google ADS

5 përfitimet shëndetësore të specave

20:04 | 23 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Specat janë një ndër ushqimet e preferuara të të shumë njerëzve. Ato janë të mbushura me vitamina dhe parandalojnë një sërë sëmundjesh.

Arbresh.info ju sjell pesë përfitimet shëndetësore që mund të merrni nga specat .

Djeg yndyrën

Specat djegës rrisin mundësinë për heqjen e kileve të tepërta. Hulumtimet e fundit kanë treguar se spjecat djegës rrisin metabolizmin, duke djegur kështu yndyrat e tepërta.

Kolesteroli

Një tjetër përfitim është edhe kontrollomi i kolesterolit. Sipas British Journal of Nutrition specat djegës parandalojnë kolesterolit në gjak, transmeton portali arbresh.info.

Vitamina

Specat përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C.  Gjithashtu ky perim ndihmon edhe në parandalimin e rrezikut të artritit.

Parandalon sëmundjen e kancerit

Specat djegës ndihmojnë gratë që kalojnë në fazën e menopausës dhe parandalojnë sëmundjen e kancerit të gjirit. Studiuesit sygjerojnë që të paktën dy herë në javë të konsumohet spec djegës.

Parandalon goditjet në zemër

Specat përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës B6,  që njihet si vitamina kryesore për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu specat ndihmojnë edhe për sëmundjet e përgjithshme të zemrës, sidomos te gratë./Arbresh.info

Të ngjashme