Google ADS

Boris Johnson në hall me kravatën, por i vjen në ndihmë homologia nga Australia

19:22 | 23 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Boris Johnson ka treguar se marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Australisë janë shumë të më të mira sesa që mendohet.

Përderisa Ministri i Jashtëm i Britanisë kishte probleme me kravatën e tij, atij në ndihmë i ka ardhur homologia e tij, Julie Bishop, transmeton portali arbresh.info

Qeveria e Britanisë synon që të bëjë një marrëveshje të shpejtë me Australinë pas negociatave të Brexit.

Megjithatë, Australia pritet që të kërkojë nga Britania e Madhe që të lëhtësojë procedurat e emigrimit të qytetarëve të saj edhe pë rata që janë si shtetas të BE-së.

Komisioneri i lartë i Australisë, Alexander Downer, ka kërkuar nga Britania një ‘qasje jo-diskriminuese’ për bashkëatdhetarët e saj pas Brexit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme