Shtyhet dënimi për 10 vjeçarin që akuzohet për përdhunim

17:59 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një dhjetë vjeçari nga Perth i Australisë i cili ishte shpallur fajtor për dhunimin e një vajze tetë vjeçare, i është shtyrë dënimi për shkak se ai nuk kishte kuptuar procesin gjyqësor. Fëmija ishte duke shkuar në shkollë teksa vazhdonte procesi.

Dënimin u shty pasi që ishin ngritur shqetësime mbi mirëqenien e fëmijës nga Andree-Marie Horrigan, që i tha gjykatës një raport të psikologut se “ngre një numër çështjesh, njëra prej të cilave është kapaciteti për të kuptuar çështjen”, transmeton arbresh.info.

Çështja kërkon shqyrtim të mëtejshëm tha Horrigan, kurse gjykata ka urdhëruar djalin të paraqitet në gjykatë përsëri më 15 mars.

Fëmija do të vazhdojë të shkoj në shkollë, ndërsa është në pritje të dënimit.

Djali nuk shkon në shkollën e njëjtë si viktima tetë-vjeçare, i cili pranoi të ketë përdhunuar atë duke kërcënuar se do ta vriste.

Prindërit e nxënësve janë ankuar dhe kanë kërkuar t’i ndërrohet shkolla, por dhjetë vjeçari është gjithmonë nën përcjellje të mësuesve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme