Ish shefi i FMN-së dënohet me 4.5 vjet burg

17:38 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Ish-shefi i FMN, Rodrigo Rato, është dënuar me katër vjet e gjysmë në burg për përvetësimin e parave nga dy banka spanjolle që ai kishte udhëhequr.

Një gjykatë në Madrid vendosi se ai dhe më shumë se 60 bankierë të tjerë janë fajtor për përdorimin e kartave të kreditit të padeklaruara të korporatës për të financuar jetesën e tyre, transmeton arbresh.info.

Gjatë gjykimit, Rato argumentoi se kartat e kreditit të korporatave ishin pjesë e pagës së tij.

Të gjitha blerjet me kartë gjatë kësaj periudhe nuk janë deklaruar në organet tatimore.

Ai udhëhoqi Fondin Monetar Ndërkombëtar gjatë viteve 2004-07, para se të shërbente si ministër i ekonomisë së Spanjës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme