Japonia paguan dëmshpërblim banorëve të Okinawas për zhurmën nga aeroplanët

17:09 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Një gjykatë japoneze ka vendosur që Tokio duhet të paguajë rreth 267 milionë dollarë për dëmet për banorët që vuajnë nga zhurma që vjen nga baza me e madhe amerikane në Okinawa, por hodhi poshtë thirrjen për pezullimin e fluturimeve të natës dhe ato herët në mëngjes.

Sipas gjyqtarit kryesues, Tetsuya Fujikura, barra e zhurmës për vendasit ka vazhduar pavarësisht një vendimi të vitit 2009 i cili kishte thirrur autoritetet japoneze për të përmirësuar gjendjen, transmeton arbresh.info.

Dëmi ka “shkaktuar dhimbje mendore, çrregullime të gjumit, dhe një rritje të rrezikut të efekteve negative shëndetësore nga zhvillimin e presionit të lartë të gjakut,” tha ai.

Megjithatë, gjykata hodhi poshtë një kërkesë nga banorët e prekur për të ndaluar fluturimet e natës dhe ato të herët në mëngjes.

Rreth 22,000 banorë që jetojnë në afërsi të bazës kishin kërkuar për një pagesë mujore prej 57.500 jen për secilin për dëmet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme