Mbështetja për partinë AfD në Gjermani është në normën e saj më të keqe në shtatë muaj.
Në një sondazh të kryer nga qendra hulumtuese Forsa, për transmetuesin RTL, partisë AfD i ka rënë mbështetja për 8 për qind, transmeton portali arbresh.info.
Konservatorët e kancelarës Angela Merkel janë në rritje, ndërsa Social Demokratët qëndrojnë në këmbë me mbështetje për rreth 31%.
Në hulumtimin e kryer mes dative 13-17 shkurt, janë anketuar 2,502 persona.
Sondazhi gjithashtu ka gjetur se rreth 39% e gjermanëve mendojnë se kancelarja Angela Merkel do të fitojë.
Partia euroskeptike dhe anti-emigracion AfD, e themeluar në vitin 2013 dhe e kryesuar nga ish-biznismenja Frauke Petry, ka arritur të fitojë një numër të madh të madh votash në zgjedhjet e vitit të kaluar./Arbresh.info
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...