Google ADS

Policia përdor gaz lotsjellës ndaj studentëve

16:18 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Policia ka hedhur gaz lotsjellës ndaj studentëve të Parisit të cilët kanë bllokuar 16 shkolla të mesme në një protestë kundër përdhunimit të një djali me ngjyrë.

Demonstratat janë të fundit të mbajtura në kryeqytet në lidhje me këtë ngjarje dhe abuzimet e tjera të raportuara të policisë, transmeton portali arbresh.info.

Viktima, i njohur publikisht si Theo, raportohet të jetë rrahur nga oficerët dhe përdhunuar me një shkop pasi u ndalua me 2 shkurt.

Katër oficerë policie janë pezulluar në pritje të hetimit.

Protestuesit u kanë vënë zjarrin kontejnerëve të bërllokut pasi filluan protestën në Place de la Nation./Arbresh.info

_94816138_mediaitem94816137 _94816359_30e20c95-28ce-41a6-98dd-4968dde3f1c9 _94816140_mediaitem94816139

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme