Forcat e opozitës siriane të mbështetura nga forcat e Turqisë, kanë marrë nën kontrollë qendrën e Al Bab-it në veri të Sirisë.
Qyteti Al Bab, që ndodhet 25 km në jug të kufirit turk, ishte fortesa e fundit e militantëve të Shtetit Islamik në provincën veriore të Aleppos, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi njoftuar se Al Bab është çlirua plotësisht dhe tani jemi duke u marrë me pastrimin e minave nga lagjet e banimit”, tha Ahmad Othman, komandant nga forcat opozitare.
Forcat e ULS-së dhe TSK-së në operacionin “Mburoja e Eufratit” të nisur më 24 gusht të vitit 2016 pas pastrimit nga organizatat terroriste të zonës Azez-Jarabulus, në fillim të muajit dhjetor u nisën drejt rajonit Al Bab.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se militantët e ISIS-it janë ende të pranishëm në disa pjesë të qytetit dhe se forcat opozitare kanë marrë nën kontroll më pak se gjysmën e qytetit./Arbresh.info
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...