Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi nuk pritet të procedohet në Kuvend për sa kohë qe nuk sigurohen votat e mjaftueshme për të kaluar këtë projektligj. Të paktën ky përfundim mund të nxirret, nëse i referohemi qëndrimeve të këshilltarit të kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj.
Ky i fundit në një prononcim për “Indeksonline”, thotë se vendimi përfundimtar për këtë çështje do ta marrin bashkërisht partnerët e koalicionit.
“Duhet me besu se e kemi numrin e caktuar të votave, sepse nuk ka logjikë qe të procedohet pa vota. Megjithatë në fund vendimi i takon krerëve të PDK-së dhe LDK-së”, ka thënë Gecaj.
Komisioni për matjen e territorit, ai thotë se do të përfundojë nesër diskutimin publik dhe më pas ky Komision do të përpilojë raportin përfundimtar të cilin do t’ia dërgojë Qeverisë se Kosovës.
“Ne po shpresojmë qe ky raport do të jetë informues, sepse ka pasur hezitime në njerëz dhe te deputetët e caktuar të PDK-së dhe LDK-së. Ne presim qe të kemi një konsolidim të partnerëve të koalicionit, megjithatë siç e dini ose Lista Serbe ose dikush nga opozita duhet të votojë qe t’i kemi 2/3”, ka shtuar ai.
I pyetur, nëse ka sinjale për rikthimin e Listës Serbe në institucione, Gecaj thotë se janë në kontakt të vazhdueshëm më ta, por qe kësaj Listë i mungon autonomia në vendimmarrje për shkak të ndikimit të Beogradit.
Ratifikimi i demarkacionit është kriter i vendosur nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër