Forcat e sigurisë të mbështetura nga amerikanët kanë arritur të marrin nën kontroll aeroportin e Mosulit.
Shërbimi kundër terrorizmit dhe njësitet elite të ministrisë së brendshme kanë sulmuar në mëngjesin e së enjtes aeroportin dhe kompleksin ushtarak të Ghazlanit, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo është nja arritjet më të mëdha që forcat irakiane kanë shpresuar të arrijnë në fazën e parë të përparimit drejt pjesë perëndimore të qytetit”, ka thënë reporteri i Al Jazeeras.
Aeroporti dhe kompleksi i ushtrisë, që përfshin kazermat dhe bazat e trajnimit është e shtrirë në një zonë në afërsi të autostradës Bagdad-Mosul u kap nga luftëtarët e ISIS-it, kur ata pushtuan Mosulin në qershor të vitit 2014./Arbresh.info
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...