Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër pesë (5) të pandehurve I.S., Eg.S., B.S.,Ed.S. dhe B.B., që të gjithë nga Prizreni, për shkak se si bashkëkryerës kanë kryer veprat penale Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare nga neni 173 paragrafi 3 i KP-së, lidhur me nenin 31 të KP-së, dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.
“Sipas aktakuzës të pandehurit akuzohen se, më datë 28 nëntor 2016, në cilësi të bashkëkryerësve kanë kryer një sulm të dhunshëm mbi objekte zyrtare të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij.
Po ashtu, të pandehurit në cilësi të bashkëkryerësve kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë, pasi që kanë gjuajtur me koktej molotovi dhe me kubëza betoni në drejtim të Konsullatës Turke, me ç’ rast është shkaktuar zjarri në ndërtesë, dhe ka pasur gjasë të madhe të rrezikojnë lirinë e Konsullit dhe personave të tjerë në atë Konsullatë”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare nga neni 173 paragrafi 3 i KP-së, lidhur me nenin 31 të KP-së, dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës