Vetëplagoset duke ia treguar armën shokut

11:24 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë dje është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti dyshohet se ishte vetplagosur aksidentalisht me armën të cilën ishte duke ia treguar shokut të tij.

Njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një revole e cila dyshohet të jetë përdorur. Me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor (në QKU) dhe intervistimit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme