Google ADS

Fëmija goditet me veturë, vdes nga lëndimet e marra

11:09 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Policia ka bërë të ditur se një person në fshatin Brod të Shtërpcës derisa ishte duke drejtuar veturën Fiat nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës godet këmbësorin, viktimën fëmijë i nacionalitetit shqiptar.

Viktima është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij, shkruan arbresh.info.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme