Këngëtarja e njohur Miley Cyrus dhe partneri i saj, aktori Liam Hemsworth, po përgatiten për një dasmë në verën e këtij viti, por mos prisni një dasmë alla hollivudiane!
Revista “Life&Style” ka mësuar ekskluzivisht se dy të rinjtë janë duke u bërë gati të vendosin unazat në malet Himalaje, në Azi.
“Miley kërkon të kënaqet më shumë se të bëjë një dasmë madhështore”, – kanë thënë persona pranë çiftit. “Ajo do të fokusohet në anën shpirtërore të martesës dhe është mjaft e interesuar në hinduizëm, prandaj dhe po kërkon vende si Nepali, ku hinduizmi është i bërë njësh me natyrën”.
Ndërkohë, para dhe pas dasmës do të mbahen një sërë aktivitetesh, si meditimi, joga, lutje, luajtje në kitarë dhe kalimi i netëve nën yje.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...