Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.Në komunikatën për media, shërbimi për shtyp i Kryesisë ka njoftuar për pikat që do të diskutohen në këtë mbledhje.
R e n d i i d i t ë s
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
Përgatitjet për seancë plenare:
Vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9, 14 dhe 15 shkurt 2017:
Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.
Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149 për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
Përgatitjet për Seancë të re :
Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-151 për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST SH.A. dhe operatorit të sistemit, të transmisionit dhe tregut-KOSTT SH.A,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmarrjet sociale,
Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 05/L-146 i Drejtësisë për të Mitur,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-145 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-144 për Noterinë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-136 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-130 për shërbime,
Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...