Profesorët e gjeografisë thonë se Kosova nuk mund të bëjë matje të sakta të territorit pa e përfunduar Demarkacionin me të gjitha shtetet fqinje. Madje sipas tyre, për shkak të matjeve të pasakta nga Komisioni për Matjen e Territorit, pas Demarkacionit të Kufirit me Serbinë Kosova nuk do t’i ketë 10905 km2
Matja e territorit të Kosovës pa i definuar kufijtë me të gjitha shtetet fqinje është rast “sui generis”, pasi sipas gjeografëve askund në botë nuk matet sipërfaqja e një shteti pa u definuar kufijtë e tij.
Për më tepër, gjeografët thonë se matjet janë të pasakta dhe se Kosovës do t’i sjellin probleme edhe në të ardhmen. Sipas tyre, për shkak të pasaktësisë së këtyre matjeve, pas Demarkacionit të Kufirit me Serbinë, Kosova nuk do t’i ketë 10905 kilometra katrorë, por do t’i ketë rreth 10901.
Shefi i Departamentit të Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Shpejtim Bulliqi, i cili është edhe deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë për “Zërin” se Kosova po tregohet vend “sui generis” (i veçantë) edhe sa i përket matjes së territorit.
Pasi sipas tij, nuk ka asnjë vend në botë që e ka mat sipërfaqen pa i definuar kufijtë me të gjithë fqinjët.
LEXO EDHE: QUINT-i mbështet ratifikimin e Demarkacionit
“Po ju them me kompetencë të plotë se ky është rast “sui generis”. Gjithkund në botë e me rregulla normale duhet të përcaktohen vijat brenda së cilave duam të matim. Ndërsa tek ne po matet që të mund t’i përcaktojmë vijat e jashtme. Nga kjo del që faktikisht kemi të bëjmë me një rast që ndodh vetëm tek ne dhe çka është më e keqja ndodh prej njerëzve që faktikisht i thonë vetës shkencëtarë”, është shprehur Bulliqi.
Më tej ia ka thënë se në dokumente të ndryshme janë paraqitur shifra të ndryshme për sipërfaqen e Kosovës…
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...