Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar ditën e sotme Komisionit Evropian rishikimin e kodit Schengen.
Të dyja vendet, anëtare të Bashkimit Evropian, nëpërmjet një letre publike të drejtuar mediave, e kanë argumentuar kërkesën e tyre me shtimin e kërcënime terroriste që kërcënojnë rendin publik dhe sigurinë e brendshme.
“Kërcënimi i vazhdueshëm terrorist dhe efikasiteti i kontrolleve aktuale në kufijtë e brendshëm tregojnë domosdoshmërinë për rishikimin të Kodit të Kufijve Schengen në rast kërcënimi serioz për rendin publik apo sigurinë e brendshme”, shkruajnë dy ministrat e brendshëm Thomas de Maizière dhe Bruno Le Roux.
Kërkesa për rishikim të kodit Schengen i është drejtuar zëvendëspresidentit të parë të Komisionit Evropian, Frans Timmermans, dhe kolegëve të tij përgjegjës për Migracionin dhe Sigurinë, respektivisht Dimitris Avramopoulos dhe Julian King.
Të dyja vendet kanë kërkuar gjithashtu se masat e kontrolleve jashtë periudhës së emergjencës të jenë më fleksibël.
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...