Google ADS

Kosova i kërkon FMN-së kredi 200 milionëshe

15:17 | 28 Maj 2015
Arbresh.info

Nga e enjtja edhe zyrtarisht Qeveria e Kosovës ka filluar negociatat me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për një kredi në vlerë rreth 200 milionë dollarë.

Kjo është hera e dytë që FMN-ja hapë dyert për kreditim të Kosovës pas prishjes së marrëdhënieve në vitin 2011, kurë Qeveria e vendit pati rritur pagat në kundërshtim me kushtet e programit të dakorduar në atë kohë.

Me këto para synohet të krijohet një kornizë e qëndrueshme zhvillimore, e cila do të tërhiqte investime të huaja dhe do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Por, edhe zyrtarët e Fondit edhe të ministrisë së Financave tregojnë se negociatat për programin e ri nuk do të jenë aspak të lehta.

Presioni për rritje pagash është i njëjtë me pesë vite më parë dhe situata socio-ekonomike nuk është aspak e lakmueshme. Madje vetë Fondi në raportin e fundit për Kosovën ka adresuar një varg shqetësimesh për planifikimin buxhetorë dhe shpenzimet e orientuara në projekte të mëdha me rrezik për buxhetin.

Megjithatë, zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Min Zhu, është shprehur optimist se në ditët në vazhdim do të gjendet një zgjidhje.

Por, ka tërhequr vërejtjen se duhen garanci nga Qeveria e Kosovës se nuk do të përsëritet 2011-ta.

“I kemi rishikuar programet dhe është e vërtetë se aktualisht përqindja e pagave në buxhet është e lartë. Sektori privat nuk është mjaft i zhvilluar. Nuk jemi kundër rritjes së pagave por ajo të jetë brenda mundësive buxhetore”, ka thënë Zhu.

Sipas tij, rritja e pagave duhet të jetë e shoqëruar me produktivitet dhe Qeveria duhet të kujdeset për këtë bilanc.

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kanë marrë masa që rritja e pagave të mos jetë pengesë për programin e ri mes Kosovës dhe FMN-së.

“Ka ndodhë një rritje e madhe e pagave, por kjo mbulohet plotësisht me buxhet për tri vitet e ardhshme”, ka bërë të ditur Hoti.

Sa i përket kushteve me të cilat do të hyjnë në marrëveshje të re kreditore, Hoti ka thënë se mbetet të diskutohen në ditët në vazhdim.

Por, ka bërë të qartë se do të ndryshohet rregulla fiskale e cila krijojnë hapësirë për të ardhmen që Kosova të marrë përsipër më shumë obligime financiare.

Nëse diskutimet rezultojnë me kredi deri në 200 milion euro siç parashihet atëherë borxhi i jashtëm i vendit do të shkojë në mbi 500 milion euro.

Në fund të muajit dhjetor 2014, plotë 582.87 milionë euro ishte shuma të cilën qytetarët duhet ta paguajnë me taksat e tyre institucioneve financiare vendëse e ndërkombëtare.

Nga kjo shumë borxhi ndërkombëtar është 326.35 milion euro ndërsa borxhi i brendshëm është 256.52 milion euro.

Megjithatë, duket se kjo është forma e vetme për të financuar projektet e listuara, pasi Kosova ka nevojë për fonde të reja.

Mjetet e reja sipas përfaqësuesve të FMN-së do t’i hapnin rrugën Qeverisë së Kosovës për të investuar në projekte zhvillimore, siç janë ato në energjetikë dhe bujqësi.

Projektet që do të realizohen nga Qeveria e Kosovës me kredi

Lista e projekteve fillon me një linjë hekurudhore që do të filloj nga Hani i Elezit në kufi me Maqedoninë që do të shpie drejt kufirit me Serbinë, konkretisht në Merdare.

 

Këtë e ka konfirmuar edhe vet ministri i financave Avdullah Hoti.

“Nga Hani i Elezit deri në Merdare, do të funksionalizohet dhe modernizohet hekurudha”, ka bërë të ditur Hoti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme