Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka përsëritur edhe një herë vendosmërinë e tij se opozita nuk do ta braktisë protestën pa krijimin e një qeverie teknike që do të siguron te zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor.
Fillimisht, Basha u ka shprehur mirënjohjen e tij të rinjve të pranishëm në këtë protestë, duke i falenderuar për vendosmërinë e tyre. Më pas, Basha ka theksuar se, Shqipëria nuk do të jetë kurrë më kjo që ka qenë deri më sot.
“Ajo do të ndryshojë rrënjësisht. Nuk do të lejojmë më parlament pazaresh, prapa të cilit fshihet korrupsioni. Kurrë më nuk do të pranojmë një republikë të kalbur në themele dhe këtë republikë ne do ta shembim”, ka thënë Basha.
Duke marrë shkas nga deklaratat e raporterit për Shqipërinë në BE, Fleckenstein, Basha u shpreh se nuk ka asnjë evropian që nuk kërkon zgjedhje të lira.
“E gjithë kjo vetejë po bëhet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj nuk ka asnjë evropian që thotë mos luftoni për zgjedhjet. Ne jemi të vendosur për ta hedhur nga themelet këtë qeveri të kalbur e të korruptuar. Ne nuk tërhiqemi deri në fitore. Ne kemi një model europian dhe ju mos kërkoni asgjë më pak se ky model. Shqipëria që po vjen është Shqipëria juaj dhe do të jetë në duart tuaja. Asgjë nuk do të jetë më si më parë”, u ka thënë Basha protestuesve dhe qytetarëve të pranishëm.
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...