Porti i Durrësit në kaos, bllokohet puna prej dy orësh

22:23 | 22 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Prej dy orësh është pezullua puna në portin e Durrësit për shkak se nuk punon sistemi i skanimit Rapiskan.

Kjo ka shkaktuar radhë të gjatë kamionësh, të cilët nuk kryejnë dot procedurën për të kaluar në skaner.

Dhjetëra kamionë që janë nisur drejt Italisë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa i druhen se mund të mbeten aty për shkak se trageti duhej të nisej në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, gjë që nuk ka ndodhur.

Trageti në fjalë ka si destinacion Ankonan në anën tjetër të detit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme