Google ADS

Rusi, kompania ajrore largon nga puna 400 stjuardesa sepse ‘ishin shumë të plota’

22:12 | 22 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kompania ajrore ruse Aeroflot ka larguar nga puna  rreth 400 stjuardesa, pasi i ka cilësuar ato si ‘të plota dhe të shëmtuara’.

Grupi i përjashtuar nga puna i kanë shkruar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ku janë ankuar në lidhje me trajtimin e tyre, transmeton portali arbresh.info.

Duke e quajtur vetën ST S, sinonim për fjalët ‘plaka, të shëmtuara dhe të plota’, ato kanë theksuar se janë penguar që të kryejnë punën në fluturimet ndërkombëtare, ndërsa më vonë u është mohuar puna edhe në fluturimet brenda vendit.

Arsyetimi i kompanisë ka qenë se ‘klientët janë ankuar për shërbimin’ dhe se kompania ka humbur para për shkak të tyre.

Stjuardesat në Rusi mundohet që të mbajnë trupin në linjë për të ruajtur kështu edhe vendin e punës./Arbresh.info

3d83180c00000578-0-image-m-29_1487775259094 3d83182000000578-0-image-m-31_1487775269276 3d83183200000578-0-image-m-34_1487775374281

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme