“Borxhi grek duhet të ristrukturohet, por falja e borxhit nga kreditoret nuk është e nevojshme”, ka theksuar shefja e FMN-së, Christine Lagarde.
“Borxhi do të duhet të ristrukturohet në mënyrë të përshtatshme”, ka thënë ajo pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, transmeton portali arbresh.info.
Ajo gjithashtu ka bërë thirrje për Greqinë që të zbatojë reformat.
“Ne kemi kërkuar nga autoritetet që të marrin në konsideratë reformat, si pensionet dhe reformat e tatimit mbi të ardhurat”, tha ajo.
Ajo ka shtuar se këto dy janë fushat kryesore me të cilat duhet të merret Greqia, ndërsa ka theksuar se duhet bërë shumë gjëra për të përmisuar gjendjen ekonomike të Greqisë./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...