Gratë e Koresë së Jugut do të jenë të parat në botë që të kenë një jetëgjatësi mesatare mbi 90, sugjeron një studim.
Kolegji Imperial në Londër dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë analizuar jetëgjatësinë e 35 vendeve të industrializuara.
Ky studim parashikoi se të gjithë do të shohim njerëz që jetojnë më gjatë në vitin 2030 dhe hendeku midis burrave dhe grave do të fillojë të mbyllet në shumicën e vendeve, transmeton arbresh.info.
Gratë do të jetojnë më gjatë se burrat.
Hulumtuesit thanë se rezultatet paraqitën sfida të mëdha për pensionet dhe kujdesin për të moshuarit.
“Koreja e Jugut ka bërë shumë gjëra në mënyrë të duhur”, tha profesori Majid Ezzati, duke shtuar se ai është një vend me barazi të mëdha dhe gjërat si edukimi dhe ushqimi in kanë përfituar të gjithë njësoj.
“Dhe deri më tani, ata janë më të mirë në trajtimin e hipertensionit dhe kanë disa nga normat më të ulëta obezitetit në botë”, shtoi Ezzati.
Kurse ShBA ka dalë të jetë mjaft poshtë në këtë listë ku thuhet se banorët e saj vështirë se do t’i mbërrijnë të 80-at.
Ndërsa në Britaninë e Madhe deri në vitin gratë pritet të jetojnë deri në 85 vjet kurse burrat deri në 82./Arbresh.info
Të dy gjinitë:
Femrat:
Meshkujt:
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...
Protesta e PD-së në Tiranë, 44 të shoqëruar në komisariatet ...