Kishte një jetë mesatare por të lumtur në një shtëpi solide në fshain Dushkajë të Pejës. Bashkë me bashkëshortin e saj kishin pesë fëmijë dhe përkundër gjendjes jo edhe aq të mirë financiare, po ja dilnin të mbijetonin.
Por gjithçka do të ndryshonte për Arta Jasharin, kur bashkëshorti i saj do të vdiste në një aksident në mal, kur traktori i mbushur me dru të prera do të rrëzohej për ta lënë të vdekur në vend.
“Burri ka ashku me marr lan, tu u ngjit përpjetë e ka nxon traktori me dru”, rrëfen Arta Jashari, e cila sot jeton në një podrum të familjes së saj në Vitomericë të Pejës.
Duke folur për emisionin “Edhe unë jam Kosovë”, ajo ka rrëfyer sesi për gjashtë muaj presion nga familja e bashkëshortit të saj, është detyruar të largohet nga aty për shkak se ata thjeshtë nuk dëshironin të kujdeseshin për fëmijët e as për të.
“Kam qenë e martuar në fshatin Dushkajë, por prej që më ka vdekë burri, familja e burrit më ka ndjekë prej shtëpisë”, rrëfen ajo.
Shkaqet janë të zakonshme si për shumë gra të cilat pas vdekjes së bashkëshortit largohen nga shtëpia e familjes së tij. Por Arta e ka rastin edhe më specifik. Ajo nuk ka qenë duke jetuar në shtëpinë e njejtë me familjen e bashkëshortit të saj.
“Shtëpia ka qenë e bashkëshortit por nuk kam pasur mundësi të rri atu. Gjithmonë nën presion”, rrëfen ajo për “Edhe unë jam Kosovë”.
“Shkaqet kanë qenë se s’kanë dashtë me nejt une qaty, ma bojshin s’ki kunorë, s’ki kurgjo, burrin nuk e ki dhe dil prej këtu. Për fëmijë më thoshin, gjuaj në bërllok ose bon çka të duash me ta, sepse nuk janë tonët”, thotë Jashari.
Pas gjashtë muajsh qëndrimi në atë shtëpi, familjarët e bashkëshortit të ndjerë të Jasharit, e dëbuan atë përfundimisht.
“Mi kanë thirrë të shtpisë teme edhe ju kanë thanë hajdeni merreni qiken se nuk ka vend këtu”, rrëfen Jashari, teksa shton se nga shtëpia e bashkëshortit të saj të ndjerë ka dalë pa marrë asgjë.
Por kjo nuk është e tëra.
“Edhe paratë që i kanë sjellë njerëzit për vajzat e mija i kanë marrë familja e burrit. Thojshin që ka burri ka pasë borxhe. Janë kanë 8 mijë euro, e burri nuk ka pas aq borxhe, se unë e di”, rrëfen ajo.
Tash ajo po kërkon ndihmë që të ketë një shtëpi të sajën dhe të ofroj ushqim për vajzat e saja.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...